Lëvizja antibixhoz paralajmëron protesta para Qeverisë dhe Kuvendit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Zvarritja e procedurave për mos miratimin e ligjit për lojërat e fatit ka nxitur lëvizjen Antibixhoz që në fund të muajit të protestojë para Qeverisë dhe Kuvendit. Drejtuesit e kësaj lëvizje paralajmëruan se do t’i publikojnë edhe emrat e politikanëve të përfshirë në këtë biznes, e që sipas tyre, janë pengesa kryesore për mos miratimin e ligjit të ri.

“Ne jemi duke përgatitur për të gjithë bosat t’i quaj kështu, duke u nisur nga politika e deri tek njeriu më i vogël që është i përshirë tek lojërat e fatit. Ne do i shpalosim me emër e mbiemër. Po ashtu, jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për protestën që planifikojmë ta mbajmë para Qeverisë dhe parlamentit. Ka dhe është e vërtetë se ka edhe politikanë të përfshirë dhe njerëz të politikës së lartë të Qeverisë, por gjithë këto emra do i bëjmë publik”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Anti Bixhoz.

Ndryshimet që pësoi propozim ligji nuk i plotësoi kërkesat e tyre, thonë nga kjo lëvizje. Ata kërkojnë që kazinotë të largohen 1.5 kilometra larg qyteteve apo të mbyllen tërësisht, ndërsa ligji i ri parasheh që të njëjtat të largohen 500 metra largësi në vijë ajrore nga objektet shkollore dhe fetare. Nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që ky ligj të dërgohet në Kuvend. Për zvarritje akuzojnë Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.

“Këtë zvarritje e ka bë deri tani pushteti, duke u nisur nga Qeveria dhe ministria e Financave. Ligji kaloi në komisionin për buxhet dhe financa por e zvarritën dhe e kthyen sërish në Qeveri. Tash e disa muaj Ligji rri në sirtarët e Ministrisë së Financave dhe nuk e sheh të arsyeshme që ta rikthej Ligjin që të futet në parlament. Andaj apelojmë që ky Ligj të del urgjentisht në parlamentin e Maqedonisë, sikurse është i përgatitët pra është 500 metra vijë ajrore. Edhe pse ne nuk e pranojmë këtë Ligj megjithatë duhet të sillet në Parlament që ta shohim se kush janë këta njerëz që janë kundër Ligjit të ri për mbyllje të kazinove në Maqedoninë e Veriut”, shtoi ai.

Kohë më parë Asociacioni i bastoreve reagoi ndaj ndryshimeve eventuale ligjore me arsyetimin se largimi i tyre nga objektet shkollore është i barabartë me mbylljen e drejtpërdrejtë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme