Bien çmimet e ushqimeve në botë, në Shqipëri rriten, inflacioni më i lartë në 20 vjet

 

Në botë çmimet e ushqimeve po bien, dhe sipas një indeksi të Kombeve të bashkuara për muajin gusht, kostot botërore të ushqimit ranë me 1.9% nga muaji i kaluar. E megjithatë, në shqipëri duket se kjo rënie nuk reflektohet, për shkak të varësisë që vendi ynë ka nga produktet e importit.

SYRI TV

Çmimet globale të ushqimeve ranë për të pestin muaj pasi kërkesa për disa produkte u dobësua dhe u shënua një rritje sezonale e furnizimeve.

Të korrat e grurit në hemisferën veriore po ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve të furnizimit, ndërsa më shumë drithëra po dalin nga portet e Ukrainës. Një indeks i Kombeve të Bashkuara për kostot botërore të ushqimit ra 1.9% në gusht, në krahasim me muajin e kaluar.

Në muajin korrik, inflacioni vjetor në Shqipëri arriti në 7.5%, tregues ky më i larti në 20 vjet. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 13,2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 30,6%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 20,0%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,4%, “peshk” 11,4%, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5%, “mish” me 9,1%, etj.

Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%.

Indeksi i OKB-së gjurmon çmimet e eksportit për mallrat e papërpunuara dhe përjashton çmimet e shitjes me pakicë, kështu që mund të duhet pak kohë përpara se ndikimi i tyre të ndihet nga konsumatorët, raporton Monitor.

Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme