Lajmi i fundit: Nga një muaj paraburgim për 6 të dyshuar që dhunuan 11 vjeçaren

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurve D.RR, G.S, B.S, F.S, M.S dhe M.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale trafikimi me njerëz, shërbime seksuale.

Ata dyshohet se në qershor kanë keqpërdorur seksualisht një 11-vjeçare, e cila dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht nga pesë persona të tjerë në Prishtinë, e të cilët po ashtu janë në paraburgim.

Rasti i përdhunimit të 11-vjeçarës tronditi opinionin publik në Kosovë.

Sipas informacioneve nga Prokuroria nga pesë të dyshuarit e kryerjes së aktit, dy janë të mitur, ndërsa akti i dhunimit të saj kishte zgjatur për mbi 7 orë ditën e shtunë të javës së kaluar.

Për shkak të këtij rasti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga posti.

Për këtë rast kanë reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Ata kërkuan që kryesit e këtyre veprave të marrin dënimin meritor. Po ashtu ka pasur edhe protesta nga organizatat që mbrojnë të drejtat e grave në Kosovë, në mbrojtje të së miturës që u dhunua në kryeqytet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme