Mbrëmë rreth orës 21 në Çair, sipas informacioneve jozyrtare thuhet se është plagosur një polic.
” Më 03.09.2022, në ora 21:16 nga Klinika Nëna Terezë është lajmëruar se është sjellë një i lënduar R.M. (24), i lënduar me armë zjarri, në rrugën Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R.M., në drejtim të tij është gjuajtur nga një banor i Haraçinës. Po meren masat për zbardhjen e këtij rasti”, thonë nga MPB-ja.