Gazetar: Miki Trajkovski
Liqeni i Ohrit ka nevojë për sistem kolektor tërësisht të ri, jo për rehabilitim të atij ekzistues, paralajmërojnë aktivistët e mjedisit. Sipas tyre, kjo është më se e nevojshme sepse kolektori ekzistues është projektuar me kapacitet për 60 mijë banorë. Por vitet e fundit, me urbanizimin masiv dhe shtimin e banesave, numri i njerëzve është disa herë më i lartë, andaj kolektori nuk mund ta përballojë presionin.
“Është e qartë se nuk mund të durojë më. Sidomos tani, kur shohim se për shkak të ndryshimeve klimatike ka reshje të papritura të paplanifikuara çdo 10-15 minuta. Për këtë kemi qenë dëshmitar edhe këtu në Ohër. Jo ky kolektor, por edhe dhjetë kolektorë uk mund ta pranojnë këtë ujë”, tha Boris Stojanoski- shoqëria ekologjike Grashnica.
Për shkak të kësaj, ka ndodhur që ujërat e zeza të derdhen në liqen, por ka pasur edhe përzierje të ujërave fekal me ato atmosferik.
“Ky kolektor duhet të jetë me pengesë, që të kalojë kamioni brenda ndërsa u bë krejt ndryshe. Në pjesën nga qendra drejt Strugës kemi informacione se gjendja është kritike. Edhe në pjesët e tjera, afër Shën Naumit nuk kemi, afër Trpejcës gjithashtu nuk kemi”, shtoi ai.
Alsat së fundmi bëri të ditur se një pjesë e ujit në liqenin e Ohrit, sipas analizave të Qendrës për shëndet publik, është i kategorisë së tretë dhe të pestë. Problem shtesë është se vetëm në 20% të territorit të Ohrit, kanalizimi atmosferik është i ndarë nga ujërat e zeza fekale.
“Kudo në qytet, ujërat e zeza janë të lidhura me ujërat atmosferik dhe kur të ketë reshje të dendura, atëherë çdo gjë kalon nëpër gypat që janë për ujërat atmosferik. Shpresoj të zgjidhet shpejt”, u shpreh Lidija Simonovska- Qendra për shëndet publik.
Seksioni nga Elen Kamen deri në Radozhdë të Strugës ende nuk është i mbuluar me asnjë kolektor, ashtu si edhe Tërpejca, Gradishta dhe Lubanishta në Ohër, të cilat janë ende me gropa septike./Alsat.mk