Kanceri i prostatës, i shërueshëm dhe pa pasoja

Ajri ultrasonik me tension të lartë mund të shkatërrojë kancerin e prostatës pa efektete serioze anësore karakteristike për terapitë e tjera, ka zbuluar hulumtimi i kryer në Londër, transmeton koha.net.

Testimet kanë zbuluar që është e mundshme të shkatërrohen qelizat e kancerit pa dëmtimin e indit delikat rrethues.

Operacionet e zakonshme dhe radioterapitë për kancer të prostatës, gjysmën e meshkujve i bën impotent, ndërsa tek një e pesta shkakton inkontinencë. Efektet anësore janë aq të zakonshme sa që mjekët shumë pacientëve me tumor që nuk rriten shpejtë u këshillojnë shmangien e këtyre procedurave.
Mjekët të cilët kanë punuar në hulumtimin e sipërpërmendur në Londër kanë përdorur procedurën eksperimentale të quajtur “Ultrazëri i fokusuar me intensitet të lartë” (High Intensity Focused Ultrasound / HIFU) për shkatërrimin e tumoreve, transmeton koha.net.

Asnjë nga 41 meshkujt në testim nuk kanë pasur inkontinencë, ndërsa vetëm 10 për qind kanë pasur impotencë, ka publikuar revista Lancet Oncology.

“Jemi optimistë që meshkujt me kancer të prostatës së shpejti do të mund t’i nënshtrohen kësaj procedure e cila nuk kërkon qëndrimin në spital dhe në mënyrë të sigurt mund të përsëritet një apo dy herë dhe siç kanë treguar hulumtimet, ka shumë pak kundërindikacione”, ka thënë dr. Hashim Ahmed nga Spitali Universitar në Londër (UCL), i cili ka marrë pjesë në testim.

Mjekët kanë përdorur skanerët MRI me rezolucion të lartë për të mapuar lokacionin preciz të tumorit. Pastaj me makinat HIFU kanë fokusuar valët ultrasonike në pjesën me madhësi sa një kokërr orizi. Rrezet me ngrohtësinë e vet djegin qelizat, pa dëmtimin e indit rrethues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme