Në Serbi kërkojnë një mur për të bllokuar refugjatët nga Maqedonia

Partia Popullore Serbe ka kërkuar ndërtimin e një muri  në kufirin me Maqedoninë për të ndaluar fluksin e pakontrolluar të emigrantëve të paligjshëm në Serbi.

 

Kërkesa e kësaj partie erdhi pas sulmit të kryer nga disa emigrantë ndaj një gruaje dhe fëmijës së saj në Obrenovc të Serbisë.

Ata njëherit kërkuan që sa më shpejt të arrestohen dhe ndëshkohen autorët e këtij sulmi.

SNP në një kumtesë për media ” kërkoi që të gjithë emigrantët e paligjshëm që janë aktualisht në territorin e Serbisë, të dëbohen menjëherë  dhe siç thuhet më tej në kumtesë  ” të deportohet çdo person tjetër që ndodhet në territorin tonë pa pasaportë dhe dokumente valide të identifikimit”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme