TEKNOFEST gjatë katër ditëve vizitohet nga 430 mijë persona

Festivali më i madh në botë i aviacionit dhe hapësirës TEKNOFEST KARADENİZ brenda katër ditëve u vizitua nga 430 mijë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

TEKNOFEST që organizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë së Türkiye-s (Fondacioni T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë, vazhdon në ditën e 5-të në aeroportin Çarşamba në qytetin Samsun të Türkiye-s.

Në ditën e parë festivali u vizitua nga 110 mijë persona, në ditën e dytë nga 95 mijë, në ditën e tretë nga 120 mijë dhe në ditën e katër nga 105 mijë persona. Në këtë mënyrë ka arritur në 430 mijë numri i personave që kanë vizituar për 4 ditë festivalin TEKNOFEST KARADENİZ.

Gjatë 4 ditëve që kaluan TEKNOFEST u mundësoi qytetarëve që të përjetojnë momente të paharrueshme me programin e tij plot teknologji, shkencë, demonstrime të aviacionit-fluturimit, ekspozita, samite, seminare, shfaqje skenike, koncerte dhe aktivitete.

Në kuadër të festivalit zhvillohen edhe fluturime të aerobatikës nga ekipet SOLOTÜRK, Yjet Turke (Türk Yıldızları) me avionët F-16 të Forcave të Armatosura Turke.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme