Një grup i armatosur e ka sulmuar ekipin teknik të OKB-së në kufirin mes Nigerisë dhe Kamerunit, duke i vrarë pesë persona dhe plagosur disa të tjerë, njofton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Afrikën Perëndimore.
Sulmi ndodhi dje rreth orës 14.00 sipas kohës lokale, afër qytetit kufitar të Kamerunit, Kontcha, transmeton Express.
“Viktimat janë një kontraktues i pavarur i OKB-së, tre qytetarë nigerianë dhe një qytetarë i Kamerunit,” njofton kjo zyre./Gazeta Express/