Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë/ “E dënoj me forcë”, Meta: Duhet rritur bashkëpunimi me BE dhe NATO-n, u vu në rrezik siguria kombëtare

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilr Meta, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë.
Me anë të një postimi në Tëitter, Meta u shpreh se dënon sulmin të cilin e quajti shkelje së sigurisë kombëtare.

Ish presidenti shtoi se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.

Postimi:

Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit

 

 

E5ff131e 16b9 4879 Aeca 6ce248b543cd

(BalkanWeb)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme