Gazetar: Bashkim Sulejmani
Mbi 20 arsimtarëve në 12 Shkolla Fillore dhe të mesme në Tetovë në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit u ka skaduar kontrata e punës, shkruan Alsat.
Këto vende janë plotësuar me mësimdhënës të ri.
Ndërkohë 108 arsimtarëve të tjerë të cilëve po ashtu u kishte skaduar kontrata, të njëjtave komuna ua vazhdoi kontratat.
Arsimtarët të cilët mbetën pa punë nëpërmjet protestës të cilës iu bashkëngjiten edhe disa nxënës, largimin e quajtën politik. Por këto akuza kreu i Tetovës Kasami i hodhi poshtë si të pavërteta.
Ai tha se Komuna lëre që nuk përzihet nëpër Shkolla por as që ka drejtë të heq apo të vazhdojë ndonjë kontratë pune duke hedhur topin tek drejtorët dhe këshillat e shkollave.
“Drejtoritë e shkollave kanë përgjegjësinë e plotë që të vendosin se cilët do jenë angazhimet më të mira nga një shtatori në procesin arsimor dhe në interesin e nxënësve. Në asnjë moment ne nuk kemi intervenuar nëpër shkolla si është intervenuar nga komunat tjera me ndërrimin e drejtorëve ndërprerjen e kontratave të të punësuarve. Pra deri në fund ne kemi respektuar dhe do respektojmë kualitetin që procesi arsimor të jetë në interes të nxënësve”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
Drejtoresha e Shkollës Fillore “Kiril Metodij” Suzana Kaba nuk deshi të përgjigjet për mos vazhdimin e kontratave të arsimtarëve, tha se përgjigje për këtë duhet të kërkojmë në Institucionet përkatëse.
“Mua lirisht mund të më pyesni për brenda objektit çka ndodh ndërsa për atë mund të pyesni institucionet tjera, për me tepër ka institucione të tjera”, u shpreh Suzana Kaba, drejtoreshë e Sh.F.”Kirili e Metodij”.
Të pyetur në Sektorin për arsim të komunës së Tetovës se çka do të ndodh me personat që janë larguar nga puna, drejtuesi i këtij Sektori Nazmi Dauti, tha se së shpejti do të hapet konkursi, ndërsa ftoi të gjithë ata që iu ka përfunduar kontrata që të konkurrojnë sërish për vendin e tyre të punës./ Alsat.mk