Avokati i Kadri Veselit, Andrew Strong, ka informuar publikun se është tejkaluar pragu prej 1 milion materialesh që Prokuroria ia ka nxjerrur mbrojtjes.
Kjo sipas tij është një barrë e rëndë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se është sfidë e madhe të kuptohet informacioni që është aty shkaku i redaktimeve dhe numrit të madh të faqeve.
“Një nga problemet shqetësuese është sasia e redaktimeve. Sot u informova që ne e kemi kaluar pragun prej 1 milion faqesh materialesh të nxjerra që janë dhënë mbrojtjes. Jemi në proces të kuptimit të informacionit që është aty, dhe kjo është një sfidë”, tha ai.
“Kemi edhe 46 mijë faqe shtesë që do të na vihen në dispozicion 30 ditë para gjykimit dhe kemi edhe protokollin e dëshmitareve. Me këto barrë, kjo është arsyeja pse kemi kërkuar që Prokuroria ta bëj më të qartë çështjen e tyre duke na dhënë më shumë informacione për dëshmitarët e parë që ata do të thërrasin në gjykatë”, tha ai.