Presidentit Hashim Thaçi dhe Tomislav Nikoliç dhe kryeministrat Aleksandër Vuçiç dhe Isa Mustafa të shoqëruar nga Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini kanë zhvilluar takimin e radhës së nivelit të lartë, për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, i cili përfundoi rreth orës 23:00 të së mërkurës, transmeton Klan Kosova.
Mogherini ka thënë që të dyja palët janë treguar konstruktive dhe se ky përkushtim politik do të kontribuoj në uljen e tensioneve.
Ajo vlerësoi procesin e dialogut si esencial për Evropën dhe stabilitetin regjional.
Më tutje Mogherini falënderoi presidentet dhe kryeministrat, përderisa theksoi që të gjitha palët kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për bashkëpunim dhe dialog.