“Dinjitet për penzionistët”, fushatë që shpërfaq dinjitetin e Xhevdet Pozharit dhe atyre që e përkrahin atë

Analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën “Dinjitet për penzionerët”.

Pozhari është bërë zë i kësaj kategorie thuajse të harruar dhe është shembull i mirë si duhet vepruar kur je jashtë taboreve partiake por brenda orvatjes për të bërë atë që mundesh për të mirën e Kosovës.

Përndryshe Pozhari ka bërë publike dy kërkesat e para që i ka në kuadër të kësaj fushate si dy shkallë të para drejtë kultivimit të vetëdijes se një shoqëri nuk matet nëpërmjet asaj si sillet ndaj atyre që bëjnë ‘zhurmë’, por sa e kujdesshme është ndaj të heshurve të saj, posaçërisht ndaj atyre që atë e kanë ujitur me djersën e vet.

Dy kërkesat fillestare të kësaj nisme janë:

  1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionistët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
  2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.

Në përkrahje të kësaj fushate  kanë dalë personalitete të ndryshme të shoqërisë tonë. Gjatë pandemisë, pensionistët nuk kanë pasur nevojë të lajmërohen fare në Qendrat Sociale, ndërsa qeveri Kurti deri tash ka ndarë tri herë nga 100 euro shtesë për pensionistët./sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme