Shqiptohen 207 masa për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar

Sot (8 shtator) nga ora 10:00 deri në ora 17:00, policia nga SPB-Tetovë ka kryer kontrollet të intensifikuara për të sanksionuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë me çka janë shqiptuar gjithsej 207 masa (TE-130 dhe GV-77).

Nga këto 117 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimeve.

Pesë drejtues mjetesh ((TE-3 dhe GV-2) kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit me më shumë se 70 kilometra në orë dhe 49 (TE-19 dhe GV-30) kanë tejkaluar shpejtësinë për mbi 50 kilometra në orë.

Gjatë kontrolleve janë shqiptuar gjithashtu 90 masa për tejkalimin e shpejtësisë në qytete (TE-70 dhe GV-20), nga të cilat 1(TE) me mbi 50 kilometra në orë, si dhe 6 lloje të tjera shkeljesh rrugore (TE-1 dhe GV-5).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme