Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës.
Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës do të mbrojë ngjyrat e klubit turk për një vit.
Ai do të paguhet 1.5 milion euro për një vite te klubi turk të cilët kërkojnë kthimin në krye të futbollit evropian.
“Është arritur marrëveshje me futbollistin profesionist Milot Rashica dhe klubin e tij Norëich City FC për transferimin e përkohshëm të lojtarit pa pagesë”.
“Prandaj, një tarifë neto prej 1.500.000 euro do t’i paguhet lojtarit për sezonin 2022-2023”, thuhet në njoftimin e klubit.
Së bashku me Milot Rashicën te Galatasaray sot janë zyrtarizuar edhe Mauro Icardi, Yusuf Demir e Juan Mata.