Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht një grua.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
“Me 08.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
© SYRI.net