Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 233 testime për coronavirus, ndërsa 34 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica (26) janë në Shkup, ndërsa 8 raste janë riinfektime.
MSH informon se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur.
Ndërkaq ISHP ka regjistruar 264 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 341.404, prej të cilëve 330.866 janë shëruar, ndërsa 9.506 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (9 shtator) është 1.032.