Ancelotti nuk mund të llogarisë në këta futbollistë për ndeshjen e nesërme

Carlo Ancelotti, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Karim Benzema, Eder Militao apo Alvaro Odriozola kundër Mallorca të dielën.

Treshja janë jashtë të lënduar dhe nuk u stërvitën të shtunën në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së ditës së pestë të La Ligës,përcjell ORAinfo.

Real Madrid u stërvit të shtunën. Carlo Ancelotti zgjodhi të gjithë futbollistët e tij për testin përfundimtar përpara se të luante me Mallorca.

Përpara ndeshjes, trajneri italian tashmë e di se nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në tre prej lojtarëve të tij. Benzema, Militao dhe Odriozola, tre të lënduarit jashtë, nuk mundën të stërviteshin me pjesën tjetër.

Lëndimi i Benzemas do ta mbajë jashtë fushës deri në tetor. Sa i përket Militaos, ai shpreson të rikthehet në derbin kundër Atleticos më 18 shtator. Nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e Odriozola në fushë./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme