Në këtë pozicion mund të luajë Adli te Milan

Yacine Adli, ka luftuar për të marrë kohë për të luajtur për AC Milan deri më tani këtë sezon dhe çështja kryesore duket të jetë pozicioni i tij në fushë.

Ose të paktën ishte fillimisht, pasi Stefano Pioli tani e ka të qartë se ku mund të luajë,përcjell ORAinfo.

Ish-lojtari i Bordeaux u nënshkrua nga kuqezinjtë verën e kaluar, por u la në huazim për një vit. Ai i hodhi hapat e tij të parë në Milanello këtë verë, prandaj dhe që atëherë ka punuar me ekipin.

Megjithatë, pavarësisht se është në dispozicion, ai nuk ka luajtur shumë për Milanin deri më tani. Siç theksohet nga Calciomercato, ai luajtur vetëm 46 minuta për kuqezinjtë dhe kjo nuk është ajo që prisnin shumë tifozë, duke pasur parasysh emocionet rreth ardhjes së tij.

Problemi kryesor në dukje ka qenë pozicioni i tij, por Pioli tani pak a shumë e ka bërë të qartë se ku mund të luajë: vetëm si nr.10. Para ndeshjes kundër Bolonjës, trajneri deklaroi se nuk e sheh Adlin në tandemin e mesfushës.

Pas kësaj loje, ai shtjelloi më tej dhe tha se nuk mendon se Adli mund të luajë as në anët. Së fundi, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ai zbuloi se nuk e ka provuar francezin as si mezz’ala (mesfushë me tre lojtarë).

Roli trequartista është i vetmi që i ka mbetur, me fjalë të tjera, dhe do të duhet të luftojë me Brahim Diaz dhe Charles De Ketelaere për një vend./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme