Është njoftuar se u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare mjeshtri i violinës, Hetem Qerimaj.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Fatos Qerimaj, në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babait tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”, ka thënë ai.

I njëjti do të mbahet gjatë në mend si një prej violinistëve më të shquar shqiptar.

Ai ka lënë pas vetes një trashëgimi të tërë muzikore e vepra të mëdha, një bagazh të jashtëzakonshëm artistik.

I njëjti paraqitjen e fundit në skenë e ka bërë në moshën 85-vjeçare me një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve”.

Koncerti, i mbajtur pranë Amfiteatrit të Liqenit, mblodhi edhe breza të tjerë të kësaj familjeje të shquar shqiptare. /Telegrafi/