Ballkani pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës, mposhtet nga Slavia

Suharekasit janë mposhur nga klubi çek.
Ballkani e ka humbur ndeshjen e parë në Pragë kundër Slavia Pragës. Kampionët kosovarë kaluan dy herë në epërsi kundër çekëve.

Stivi Frashëri (26’ autogol), Olayinka (34’) dhe Masopust (41) shënuan për Slavian kurse Ballkani dy herë kaloi në epërsi me golat e Ermal Krasniqit (23’) dhe Korenica (29’). Pas kësaj humbje, Ballkani renditet në vendin e tretë me një pikë, kurse Slavia del në të parin.

Një pjesë e parë me shumë gola që ka mundur edhe të fitohet nga kampioni kosovar nëse do të ishin paksa ma të kujdesshëm në mbrojtje.

Ivan Schranz (4’) i Sllavia Pragës bëri një goditje të fortë të topit me kokë e ku shtylla e shpëtoi Stivi Frashërin nga pësimi i golit.

Ermal Krasniqi bëri një tentim serioz në minutën e 16-të të ndeshjes por topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës.

Minuta e 23-të shënon një aksion brilant të Ballkanit e ku Armend Thaçi pason për Ermal Krasniqin që nuk e pati shumë vështirë për të shënuar për rezultatin 0-1 në këtë takim.
Tre minuta më vonë Stivi Frashëri reagoi dobët nga goditja e Jurasek për të shënuar një autogol.

Por, Ballkani nuk u dorëzua.Ata erdhën të goli tjetër në këtë ndeshje në minutën e 29-të.

Përsëri ishte një kundërsulm i Ballkanit ku Albion Rrahmani bëri një asistim perfekt për Korenicën i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 29-të për rezultat 1-2.
Sllavia shënoi edhe dy gola mandej për ta përmbysur skuadrën e Ballkanit me rezultat 3-2.

Olaynka shënoi golin e barazimin në minutën e 34-të kurse Masopust atë të epërsisë në minutën e 41-të.
Minutat e para të pjesës së dytë ishin të qeta dhe pa shumë raste nga të dyja skuadrat.

Peter Playinka pati rastin më të mirë në minutën e 53-të të ndeshjes, ai goditi topin nga brenda zonës e ku topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Ballkanit.

Pas këtij rasti asnjëra skuadër nuk pati ndonjë rast të mirë për shënim, derisa Ballkani tentonte disa herë që të dal para në sulm.

Slavia e kontrolloi mirë ndeshjen dhe vazhdimisht ishte në kërkim të golit të katërt.

Ballkani mbeti me një lojtarë më pak në minutën e 84-të, ku Astrit Thaçi bëri një ndërhyrje të ashpër me taka duke marrë karton të kuq.

Minutat e fundit, Ballkani u mbrojte që të mos pësoi më gol, kurse Slavia dëshironte që ta shënonte edhe golin e katër.

Por, Ballkani rezistoi mirë dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3-2.

Ndeshja tjetër në mes të Cluj – Sivaspor ka përfunduar me fitoren e skuadrës turke 1-2, gjë që i jep Ballkanit vendin e tretë në grup për shkak të golëdallimit.

Në dy ndeshjet e radhës Ballkani do të luajë kundër Sivasporit të Turqisë kurse Slavia luan kundër Clujit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme