Dest e do shumë Milanin, nuk dëshiron të kthehet te Barcelona

Sergiño Dest ,u huazua nga FC Barcelona te AC Milan në orët e fundit të tregut të transferimeve të verës pasi Xavi Hernández nuk e kishte atë për krahun e djathtë të Barçës.

Amerikani është prezantuar zyrtarisht me skuadrën kuqezi dhe ka lënë disa deklarata që nuk do t’i pëlqejnë shumë ekipit katalanas, nuk është ndër planet e tij kthimi në Camp Nou, përcjell ORAinfo.

Dest zbuloi gjatë prezantimit të tij si lojtar i Milanit se dëshira e tij është të qëndrojë shumë më gjatë se 30 qershori 2023, data në të cilën skadon huazimi i tij në San Siro, pasi ai është shumë rehat në klubin italian.

“Jam shumë i lumtur këtu. dhe unë do të jap 100% për të qëndruar. Barça dhe Milan kanë rënë dakord për një opsion blerjeje, kështu që unë do të bëj më të mirën sepse shpresoj se Milani do të më nënshkruajë.”

Me këto deklarata, anësori amerikano-verior e bën të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë te Milani pasi te Barça është shumë e vështirë të bindë Xavi. Duhet theksuar se opsioni i blerjes që ka Milani është rreth 20 milionë euro, shumë që do të tentojnë ta ulin pasi nuk është se kanë shumë para për të shpenzuar./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme