Sot do të realizohet thirrja e parë telefonike me kodin e ri telefonik të Kosovës, +383.
Kjo do të bëhet në konferencën për media të Drejtorit Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Realizimi i thirrjes së parë teknike dhe fillimi/funksionimi praktik i kodit të ri shtetëror telefonik +383 do të bëhet në ora 10:30, transmeton Klan Kosova.
Kosova ka marrë kodin telefonik +383, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) më 15 dhjetor.