Zonja e Vjetër, nuk ka startuar mirë këtë edicion të garave.
Juventusi ka pësuar një fillim të tmerrshëm të sezonit, por dihet se shkarkimi i trajnerit Massimiliano Allegri do të jetë i vështirë financiarisht, sipas Football Italia, përcjell ORAinfo.
Një opsion më i lirë do të ishte të sillte trajnerin e ekipit të të rinjve Primavera dhe ish-mbrojtësin Paolo Montero, i cili është një “kandidat i dukshëm” për të marrë drejtimin e Torinos./ORAinfo/