Milani është i prirur të rinovojë kontratën e Rafael Leaos, e cila skadon në vitin 2024. Megjithatë, disa faktorë e bëjnë çështjen të komplikuar dhe Chelsea po planifikon të futet në garë fuqishëm.
Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, agjenti i Leaos, Jorge Mendes ka kërkuar një pagë prej 7 milionë euro në vit për të rinovuar me Milanin.
Përveç kësaj, lojtari dëshiron që kuqezinjtë të paguajnë një pjesë të madhe të 16-19 milionë eurove që i detyrohet Sportingut, përcjell ORAinfo.
Me pak fjalë, çështja është e komplikuar dhe Milani aktualisht po vlerëson ofertën më të mirë të mundshme që mund t’i bëjë anësorit. Ndërkohë, Chelsea pritet të bëjë një përpjekje të re në janar dhe është gati t’i japë Leaos 8-9 milionë euro në vit.
Është e qartë se si Milani ashtu edhe Leao duan të vazhdojnë së bashku, por duke pasur parasysh kompleksitetin e marrëveshjes, asgjë nuk mund të përjashtohet për momentin.
Shpresojmë që palët të arrijnë një marrëveshje të arsyeshme në fund. /ORAinfo/