Paolo Maldini dhe Ricky Massara tashmë kanë nisur të mendojnë për transferime në afatin e janarit.
Sipas një raporti nga Calciomercato, drejtuesit e kuqezinjve janë në kërkim të lojtarëve të stilit të Rafael Leaos, por me çmime shumë më të arritshme, përcjell ORAinfo.
Jeremy Doku i Stade Rennais është një lojtar që Milani është adhurues i tij.
Ai ka një kontratë që skadon me klubin e Ligue 1 në vitin 2025 dhe dy vjet ai u konsiderua ‘Mane i ri’ sipas raportit, me Les Rouges et Noirs që shpenzuan 26 milionë euro për ta rrëmbyer nga Anderlecht.
Megjithatë, ai ka humbur 34 ndeshje që kur mbërriti në Francë dhe në fillim të sezonit aktual ai ka luajtur vetëm 146 minuta mes Ligue 1 dhe Europa League, por jo vetëm për arsye lëndimesh.
Nëse tendenca e shefit të Rennais, Bruno Genesio nuk ndryshon, në vitin 2023 Doku do të dalë në treg dhe Milani e ka emrin e tij në fletore prej disa kohësh.
Për momentin një tentativë nuk është në plane, por Maldini dhe Massara po monitorojnë situatën rreth lojtarit. /ORAinfo/