El Mundo zbulon “kushtet speciale” të argjentinasit për të vijuar te Barcelona

Ishte, pa dyshim, transferimi më i bujshëm i pothuajse të gjitha merkatove.

Viti 2021 rezervoi një të papritur në afatin kalimtar veror në futboll, teksa Lionel Messi, pas shumë vitesh qëndrimi në Barcelonë, vendosi të largohej nga “Camp Nou” për te Paris Saint Germain.

Në fjalimin lamtumirës, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u kaplua nga emocionet, teksa thoshte se s’e mendonte ndonjëherë se do vijë kjo ditë.

Gjithsesi, përkundër kësaj, 35-vjeçari e “rëndoi dozën” e kërkesave ndaj katalunasve.

Sipas asaj që bën të ditur El Mundo, lojtari kishte disa kërkesa specifike, vështirë të plotësueshme.

Kërkesat e sulmuesit, sipas mediumit spanjoll, i gjeni më poshtë:

1 – Kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi të njëanshme për Messin

2 – Heqja e klauzolës së lirimit e cila do të fiksohet në një shumë simbolike prej 10,000 € (klauzola e tij në atë kohë ishte 700 milion €)

3 – 10 milionë euro bonus kontratë (për t’u paguar deri më 30 qershor 2023)

4 – Rinovimi i kontratës së Pepe Costa (menaxherit të ekipit të Barçës dhe mikut të Messit) në mënyrë që kontrata e tij të zgjasë aq sa Messi në Barça.

5 – ‘Box’ privat për familjet e Messit dhe Luis Suarez në Camp Nou

6 – Fluturim për festën Krishtlindjeve për në Argjentinë

7 – 20% e pagës fikse 2020/21 e shkurtuar për shkak të Covid, Messi dëshironte të rikuperonte 10% të asaj rroge në 21/22 dhe 10% shtesë në 22/23, me interes 3% në vit.

8 – Rritja e pagës së tij në rast të rritjes së taksave

Të gjitha këto kërkesa ishin vështirë të plotësueshme dhe argjentinasit, përkundër që fitoi gjithçka me Barçën, iu tregua dera e largimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme