Vuçiq takim urgjent me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot urgjentisht në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, raporton tanjug.

Takimi urgjent do të mbahet në kazermën Stefan Nemanja, në orën 17:00.

Ky takim urgjent mbahet pas raundit të dytë të bisedimeve mbrëmë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

Ajo çfarë ka ndodhur në Bruksel nuk është bërë e ditur, mirëpo mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi mbrëmë ndërmjet liderëve shtetërorë të dy vendeve ka dështuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme