Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, ndërsa nga Prishtina nuk presim asgjë.
Kështu ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se situata është komplekse dhe se pasdite në Rashkë do të bisedojnë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Vuçiq para gazetarëve nuk ka dashur të komentojë mbi detajet e takimit të mbrëmshëm në Bruksel, ndërkaq ka potencuar se nuk varet çdo gjë nga pala serbe, dhe nuk duan të shkelin fjalën dhënë BE-së se nuk do të dalin në publik me informacione rreth këtij takim, shkruan “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.