Servisi i AA-së në gjuhën shqipe shënon përvjetorin e tetë

Servisi i Anadolu Agency (AA) në gjuhën shqipe sot shënon përvjetorin e tetë që nga fillimi i publikimeve të lajmeve në gjuhën shqipe.

Tetë vite më parë, respektivisht më 1 tetor të vitit 2014, AA nisi publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe, ndërsa më 9 nëntor të vitit 2015 hapi qendrën e publikimeve në Shkup, nga ku sot vepron së bashku me gjuhën maqedonase.

Gjatë tetë viteve aktive me publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe nga të gjitha anët e botës, ndjekur me përmbajtje fotografish dhe videosh, servisi i AA-së në gjuhën shqipe ka fituar një dimension aktiv dhe më pranë mediave të hapësirës shqiptare, përfshirë lexuesve në këtë rajon dhe më gjerë.

Me praninë e saj në rajon, servisi i AA-së në gjuhën shqipe gjatë tetë viteve ekzistencë numëron mbi 138 mijë lajme të publikuara nga Ballkani, Türkiye dhe bota, prej të cilave mbi 48 mijë përmbajnë foto galeri dhe mbi 26 mijë përmbajnë video materiale.

Gjuha shqipe ishte e teta që u lançua pranë këtij institucioni serioz mediatik. AA krahas gjuhës turke, shqipe dhe maqedonase, publikon lajme edhe në gjuhën angleze, arabe, BHS (boshnjake, kroate dhe serbe), ruse, frënge, kurde (dialektet Sorani dhe Kurmanji), perse, indoneze dhe spanjolle.

Kujtojmë se AA është një nga dhjetë agjencitë më të mëdha në radhitjen botërore, e cila për çdo ditë në të gjitha 13 gjuhët arrin në afër 3 mijë publikime të lajmeve, fotove dhe videove.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme