Irani kërcënon: Kemi dron që mund të godasë kampin e MEK në Shqipëri

Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”. Ky është titulli i artikullit të datës 1 tetor i publikuar në median “Iran Front Page”, e cila citon një shkrim të gazetës qeveritare iraniane.

Në shkrimi thuhet se “Irani posedon mjete ajrore pa pilot (UAV) që shmangin radarët, të cilat mund t’i përdorë për të goditur bazën e opozitës iraniane në Shqipëri”.

 “Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarakë, që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”, shtoi e përditshmja iraniane.
Gazeta qeveritare e Iranit, duke cituar Ministrinë e Inteligjencës, thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.

Sjellim në vëmendje se që pas sulmeve kibernetike, marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Shqipërisë janë prishur. Madje qeveria shqiptare mori një vendim për të dëbuar të gjithë trupën diplomatike të Iranit në Tiranë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme