Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur matanë urës së Ibrit në Mitrovicën veriore.
Askush nuk di të thotë nëse ata kanë dalë në protestë apo jo, por ka disa orë që të ndarë në grupe po qëndrojnë aty.
Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur për KosovaPress se qytetarët janë mbledhur pasi që kanë dëgjuar se autoritetet e Prishtinës do ta rrënojnë me forcë murin që sipas autoriteteve në Prishtinë është i jashtëligjshëm.
Ndryshe për në orën 17:00 në Rashkë është paralajmëruar për një takim të kryeministrit Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit serbë të Kosovës ku pritet që temë e diskutimeve të jetë edhe muri.