Opozita e vendosur të kundërshtojë zgjedhjen e Joveveskit për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese

Gazetar: Ardit Ramadani

VMRO DPMNE ja kundërshton me këmbëngulje zgjedhjen e Ljubomir Joveskit anëtar të gjykatës kushtetuese, shkruan Alsat.

Debati për këtë vazhdon tash me shume se dy javë në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime.

Shumica nuk ka interesim për të qëndruar në debat në të cilin fjalën e marrin vetëm deputetët e opozitës maqedonase.

Sipas partisë së Mickovskit, zgjedhja e gjykatësve kushtetues bëhet në mënyrë jotransparente.

“Jam shumë i zhgënjyer se si shumica e percepton atë se si duhet të sillen vendimet në këtë parlament, me heshtje, me aminimin e jokualitetit, nepotizmit, kriminalitetit dhe korrupsionit dhe gjithçka tjetër që ka të bëje me regres të demokracisë, transparencës gjatë punës së institucioneve shtetërore dhe në fund asgjë ndryshe s’mund të presim përveç që të jemi në fund të të gjitha matjeve”, tha Petar Risteski, deputet I VMRO DPMNE.

Deri tani në komision kanë kaluar tetë propozime prej të cilëve vetëm dy emrat e propozuara nga partitë në pushtet Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva. Gjashtë propozimet e VMRO-së u refuzuan me shumice votash nga komisioni.

Gjykata Kushtetuese tashmë 17 muaj punon vetëm me pesë anëtarë nga gjithsej 9 sa duhet të ketë.

Në nëntor skadon mandati edhe i një gjykatësi tjetër kushtetues me çka ky Institucion rrezikon bllokim total për shkak të mungesës së kuorumit./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme