MEPSO është e gatshme të ndërhyjë në rast të avarive të mëdha në rrjetin e transmetimit, por siç thotë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kreu i kësaj kompanie, Orhan Murtezani, nuk mund të garantohet kurrë që nuk mund të ndodhë një avari më e vogël. Siç shton ai, kompania kryen ndërhyrje të rregullta parandaluese në disa pika kritike.
“Avari të mëdha të energjisë elektrike, të ashtuquajturat Black Out, janë raste shumë të rralla, ne jemi të përgatitur për këtë. Për këtë arsye bëhen ndërhyrje në largpërçuesit”, thotë Murtezani.