“Kam shkëputur çdo komunikim me Bashën”, Duma: U detyrohet shumë demokratëve, unë kam qenë shumë e zëshme në…

Deputetja demokrate Grida Duma ka konfirmuar se ka shkëputur çdo komunikim me ish kryedemokratin Lulzim Basha, me arsyetimin se ishte ndër zërat kryesorë që kërkoi prej tij marrjen e përgjegjësisë për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“E natyrshme se kam qenë ndër personat që kam qenë më e zëshme në marrjen e përgjegjësisë së tij (Bashës). Është e natyrshme. Nga pikëpamja njerëzore nuk doja të vendoseshim në asnjë pozitë me njerëzit që kemi bashkëpunuar. Nga pikëpamja politike jemi të detyruar të kuptojmë të vërtetat”-u shpreh Duma në studion e A2CNN.

E pyetur nëse Berisha dhe Basha mund të jenë bashkë në terren në fushatë, Duma tha se: “Nuk shoh asnjë problem këtu për të kërkuar vota për demokratët. Basha i detyrohet demokratëve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme