Nën dyshimin e kryerjes së vepres penale janë arrestuar dy burra dhe një grua
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në Prostitucion” dhe veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”, sot në Prizren.
Personat e dyshuar të involvuar në këto vepra janë dy burra N. C. ( 1936), R. G. ( 1962) dhe një grua S. K. (1974).
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë marrë në pyetje lidhur me rastin dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Departamenti i Përgjithshëm në Prizren, dhe me vendim të tij, tre të dyshuarit lirohen në procedurë të rregulltë .
“Lidhur me rastin në bashkëpunim me Inspektoret Komunal të KK Prizren është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë i dyshuari nr. 1 dhe nr. 3, përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar.”, thuhet në njoftimin e PK-së./21Media