Sindikata e pedagogëve: Protestë më 14 tetor para Universitetit të Arteve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë thirrje sot për një protestë tjetër përpara Universitetit të Arteve në Tiranë më 14 tetor, ora 11:00.

Një nga drejtuesit e sindikatës që lexoi peticionin përpara mediave, z. Aleksandër Kovaçi, pedagog i matematikës, tha se protesta synon të shtrojë në diskutim se si të trajtohen me dinjitet punonjësit në pagë dhe vlerësime dhe më pas do të kalohet në bojkotin e paralajmëruar të datës 17 tetor.

 Kovaçi tha: “Për të shprehur vendosmërinë tonë për realizimin e kërkesave të peticionit, ditën e premte, datë 14 tetor ora 11:00 të gjithë bashkë duhet të kërkojmë një vlërësim dinjitoz të punës sonë. Ftojmë kolegët e universiteteve në të gjithë Shqipërinë që të mbështesin me pjesëmarrje protestën e datës 14 tetor 2022 ora 11 para Universitetit të Arteve Tiranë. Mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë garantohet me ligj. E drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të drejtave të njeriut”.

Sa për bojkotin, Kovaçi shpjegoi se “deri tani data 17 qëndron; qeveria ka një javë kohë, ndaj është dhe protesta e datës 14,  kurse data 17 është e përcaktuar më parë. Në datën 14 do të diskutohet për hapat se si mund të plotësohen kërkesat tona”.

I pyetur nëse ka pasur intimidime ndaj pedagogëve, Kovaçi tha: “I bëjmë thirrje sistemit të drejtimit të universiteteve të kontribuojnë për realizmin e të drejtës së profesoratit për të protestuar. Në po mbledhim verifikime nëse një dekan apo rektor të ketë raste të tilla. Ka pasur në mënyrë indirekte me telefonata që të mos përfshihemi në protesta, por nuk besoj se do të ndikojnë në interes të tyre”.

Image

Sindikata e universiteve theksoi në deklaratë se është e vendosur të mbështesë kërkesat drejtuar Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Ajo e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes.

“Ne i presim studentët në protestë, – tha Kovaçi. – A pranojnë studentët që tarifa e tyre të përdoret për të paguar pedagogët?! Ne duam që studentët me tarifat e tyre të kenë të mira në universitetet e tyre, të kenë biblioteka etj. Po mbyllen degë, po ne do mbyllim dhe universitetet nëse vazhdohet me këtë lloj politike. Ne kemi kërkuar rritje 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht. Ne këtë lëvizje e kemi me studentët dhe për studentët, që të kemi një arsim të lartë cilësor. Mund të negociojmë kohën këtë vit, 30 % ka qenë negocimi, se ne e kishim 50 % dhe e ndamë. S’është shumë, është thjesht 15 milionë euro, kur ne po ndërtojmë rrugë me 21 milionë euro!!! Qeveria ka mundësi të investojë”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme