Trump zbut disa sanksione ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se po lehtëson disa nga kufizimet ndaj transaksioneve të biznesit me Shërbimin Rus të Sigurisë (FSB), pavarësisht nga sanksionet kibernetike të vendosura nga Presidenti Barack Obama.

 

Urdhri i publikuar në faqen e Departamentit të Thesarit, duket se lehtëson kufizimet për disa produkte për teknologjinë e informacionit dhe i lejon kompanitë që të paguajnë deri në 5 mijë dollarë në vit për leje ose liçenca që lëshohen nga FSB, njofton VoA.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se kjo lëvizje nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po lehtësojnë sanksionet ndaj Rusisë.

“Ne nuk po zbusim sanksionet. Departamenti i Thesarit, mesa kuptoj, është një praktikë e zakonshme për Departamentin e Thesarit, pasi janë vendosur sanksionet, për të shqyrtuar nëse ekziston nevoja për të rishikuar analizë për industri, produkte apo shërbime të veçanta. Por do t’ju sugjeroja që të drejtoheni tek Departamenti i Thesarit për këtë çështje”, tha ai.

Edhe Presidenti Donald Trump u pyet për këtë ndryshim dhe tha se “nuk po zbut asgjë”.

Ish-Presidenti Barack Obama forcoi sanksionet kundër Rusisë në dhjetor, pasi agjencitë amerikane të zbulimit akuzuan Rusinë se kishte depërtuar në kompjutera të lidhura me Partinë Demokrate, si pjesë e një fushate të gjerë për të sabotuar kandidatet demokrate për Presidente, Hillary Clinton.

Agjencitë amerikane të zbulimit vazhdojnë hetimin për këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme