Kocijançiqi: Shprehim keqardhje për deklaratat e ashpra nga Kosova dhe Serbia

Shprehim “keqardhje për shkak të deklaratave të ashpra pas asaj që jemi marrë vesh” më 1 shkurt, në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa “përparimi në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë më të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërmjet dy palëve dhe në rajon”, ka deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Kocijançiq ka kumtuar se rregullimi i raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës “është i rëndësishëm për progresin e të dy palëve kah Bashkimi Evropian”. Ajo ka theksuar se në takimin në kuadër të dialogut në nivel të lartë të presidentëve dhe kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, është arritur marrëveshja për përmbajtje nga mesazhet dhe kumtesat nxitëse. “Shprehim keqardhje të madhe për kumtesat ndezëse të përsëritura. Ne përsëri i ftojmë të dy palët që t’i qetësojnë mesazhet dhe të vazhdojnë me përpjekjet për uljen e tensionit”, ka thënë Kocijançiq, raporton “REL”.
Në këtë mënyrë zëdhënësja Kocijançiq ka reaguar ndaj kërkesave të disa medieve që Federica Mogherini ta komentoj deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka fajësuar delegacionin e Kosovës për mospajtim në raundin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë kuadër Vuçiq kishte kërkuar që të deklarohet edhe Mogherini.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme