Gazetat e Serbisë kanë vetëm një temë: mllef e urrejtje ndaj shqiptarëve e Kosovës (Foto)

Të përditshmet serbe në ballinat e numrave të tyre të sotëm kanë vetëm një temë: Kosovën dhe “luftën” apo “rrezikun” nga lufta.

Duke filluar nga të përditshmet bulevardeske siç janë Kurir, Informer e deri tek Politika apo Novosti, gazetat serbe kanë vetëm temën e Kosovës dhe akuzat ndaj Kosovës për luftë propaganduese, fjalë këto të thëna edhe nga Kryeministri i Serbisë në Rashkë, një natë më parë.

Pasi dje gjatë tërë ditës kanë qarkulluar lajme për gjoja ndërhyrjen e ROSU në veri për ta rrënuar murin dhe pas takimit urgjent në Rashkë, propaganda serbe është e pranishme edhe sot.

Në ballina shihen tituj se si shqiptarët janë të gatshëm për luftë, se si do t’i detyrojnë serbët dhe Serbinë ta njohin pavarësinë e Kosovës, etj.

Më poshtë Gazeta Blic u sjell ballinat e të përditshmeve serbe:


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme