Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do të vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, trupat e KFOR-t, përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Ai do të do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.