Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sonte në Klan Kosova ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni. Ai tha se për shqiptarët nuk ka rëndësi as Gruevski as Zaevi por platfomra shqiptare.
Ai tha se ka shumë respekt për Ali Ahemtin. Rama foli edhe për rëndësinë e shqiptarve në Maqedoni duke theksuar se maqedonasit duhet të harrojnë se nuk mund të egistojë Maqedonia pa shqiptarët.
Duke folur për platformën shqiptare Rama u shpreh se kjo nuk është “provokacija” por është një platfomrë që buron nga Marrëveshja e Ohrit.
Rama në fund u shpreh se në Maqedoni vlerson lartë kontributin e Ali Ahmetit duke theksuar se ka shumë respekt.