Mercedesi planifikon t’u japë fund aksidenteve të veturave të tij deri më 2050

Mercedes-Benzi dëshiron t’u japë fund aksidenteve që përfshijnë makinat e tij deri në vitin 2050.

 Prodhuesi gjerman i automjeteve njoftoi planet për të arritur pikërisht këtë, duke e quajtur misionin e tij “Vision Zero” dhe duke thënë se synon të ketë zero vdekje nga trafiku deri në gjysmën e këtij shekulli.

Kompania gjithashtu shpreson të zvogëlojë numrin e njerëzve që vdesin ose lëndohen rëndë në aksidente automobilistike duke ulur përgjysmë numrat e vitit 2020 deri në vitin 2030.

Por si do të veprojë Mercedesi për të zvogëluar dhe për t’i dhënë fund aksidenteve që përfshijnë veturat e tij?

Paul Dick, kreu i sigurisë së automjeteve në kompani, tha në një njoftim për shtyp se “ngasja shumë e automatizuar dhe autonome do të jetë një kontribues vendimtar”.

Sipas tij, ka shumë më tepër faktorë që kontribuojnë sesa thjesht veçoritë e sigurisë së një automjeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme