Xi Jinping tregon forcën: Paraardhësin e tij e nxjerrin zvarrë nga salla

A është ky një demonstrim force nga ana e diktatorit kinez, Xi Jinping?

Të shtunën, paraardhësi i tij, Hu Jintao, 79 vjeç, u nxorr zvarrë nga salla e Kongresit të Partisë Komuniste. Përpara sallës së mbushur me reporterë, rojet e sigurisë kapën nga krahu ish-presidentin dhe e nxorrën jashtë.

 Hu shkëmbeu disa fjalë me diktatorin Xi, por ky i fundit as nuk ia hodhi sytë.
Ekspertët janë të befasuar për këtë incident: Hu Jintao nuk ndjehej mirë apo Xi Jinping dëshironte të tregonte se kush është bosi?

Mediat shtetërore nuk e mbuluan fare këtë moment.

Fakt është se Hu Jintao ndoqi një stil tjetër drejtimi gjatë kohës kur drejtonte partinë në vitet 2002-20012. Kurse Xi po drejton me dorë të hekurt.

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme