Vazhdimi i ndërtimit të konzollave të lumit Otinja në të dyja anët, si dhe ndërtimi i garazheve trekatëshe do të zgjidhë problemin e parkingut, por edhe kaosin e trafikut.
Ndërtimi i konzollave është në zhvillim e sipër dhe për vitin e ardhshëm do të planifikohen mjete buxhetore për vazhdimin e projektit. Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, thotë se është duke u bërë përzgjedhja e kompanisë që do të projektojë garazhet trekatëshe në zonën qendrore të qytetit.
Me këtë qytetarët do të kenë hapësirë më të madhe për parkim, siguri më të madhe në komunikacion, qarkullim më të shpejtë të automjeteve dhe ambient më modern dhe urban, thotë Jordanov.Alsat.mk