Kryetari i Republika Srpska në BeH, Millorad Dodik, ka konfirmuar se gjatë pushtetit të tij në këtë entitet, për lobim në botë nga buxheti ka ndarë e shpenzuar 29.6 milionë dollarë, shkruan “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Kjo gazetë e Beogradit citon HRT-në, sipas të cilës Dodik ka deklaruar se ato para u janë dhënë agjencive të ndryshme konsulente dhe shtëpive lotuese, por edhe individëve.
“Me rëndësi është se sot askush nuk provon ta suprimojë Republika Srpskën, që ka qenë intenca jonë”, është shprehur Dodik.
© KOHA