‘Fshesë’ e madhe të Juventus, 13 lojtarë largohen në fund të sezonit

Juventusi pritet të bëjë largime të mëdha nga skuadra, pas përfundimit të sezonit.

“Corriere dello Sport” dhe “Gazzetta dello Sport”, kanë shkruar të premten se shumë lojtarë do të përshëndeten me “zonjën e vjetër”.

Alex Sandro, Angel Di Maria, Juan Cuadrado dhe Ardien Rabiot, do të jenë pa kontratë në fund të sezonit, dhe aktualisht nuk po flitet për vazhdimin me këta lojtarë.

Weston McKennie thuhet se ka marrë vëmendjen e Tottenhamit.

Ndërkohë, Mattia De Sciglio, Federico Gatti, Nicolo Fagiol dhe Daniele Rugani, janë të lirë të largohen.

Kapiteni Leonardo Bonucci dhe Moise Kean, po ashtu janë në listën e gjerë.

Arkadiusz Milik dhe Leandro Paredes janë të huazuar dhe gjithashtu pritet të largohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme