Brighton e mposht me rezultat të thellë Chelsean

Brighton e mposht me rezultat të thellë Chelsean.

‘Blutë e Londrës’ janë duke pësuar humbje 4:1 në udhëtim te Brightoni.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, pasi u vërsulën menjëherë drejt sulmit.

Disa raste të mira shpërdoruan, pasi në vend ishte Thiago Silva, por Brightoni nuk u ndalë.

Në minutën e 5` ishte Trossard që realizoi, për të çuar në shtatë numrin e golave këtë edicion në Premier Ligë.

Kjo nuk u mjaftoi Brightonit, pasi shënuan sërish.

Në minutën e 14` pas një tollovie në zonë, ishte Loftus Cheek që shënoi autogol.

Edhe Chelsea po kërkonin më pas të ngushtonin epërsinë, por të vëmendshëm ishin mbrojtja vendase.

Po rridhte minuta e 42` kur ‘Blutë e Londrës’ shënuan, por sërish në portën e tyre, më anë të Chalobah.

Në pjesën e dytë Chelsea po kërkonte këndelljen dhe po sulmonin portën e Brightonit.

Në minutën e 48` ata gjetën golin me anë të Kai Havertz, dhe ngushtuan epërsinë në 3:1.

Vendasit arritën që edhe në pjesën e dytë të shënojnë.

Në minutën e 90+ ishte Gross që i dha goditjen e fundit Chelsea, për rezultatin final 4:1.

Me këtë humbje Chelsea qëndron në vendin e pestë me 21 pikë, kurse Brighton shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e shtatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme