Tuchel flet për të ardhmen, thotë se i nevojitet pushim

“Disa klube kanë thirrur menaxherin tim”, Tuchel flet për të ardhmen, thotë se i nevojitet pushim pas shkarkimit nga Chelsea.

Thomas Tuchel ka thënë se nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, pavarësisht interesimit nga disa klube.

Gjermani, që mori udhëheqjen e skuadrës londineze në janar të vitit të kaluar, u shkarkua më 7 shtator të këtij viti.

Dhe, që nga atëherë, emri i tij ka qenë vazhdimisht i lidhur me disa klube, në veçanti me Aston Villan dhe Bayer Leverkusenin.

Për Tuchelin u spekulua gjithashtu se mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë.

Duke folur për të ardhmen e tij në një intervistë për “Sport Star”, 49-vjeçari pranoi se i pëlqente koha e tij në Chelsea dhe se aktualisht po bën një pushim.

“Nuk kam marrë ende një vendim. Tani është koha që unë të bëj një pushim. Disa klube kanë thirrur menaxherin tim, por ne ramë dakord që ai të mos më thërriste më për 18 ditët e fundit”, tha fillimisht ai.

“E kam dashur çdo ditë te Chelsea. Mori fund shumë herët për mua, por nuk ishte në dorën time. Kishte shumë ndeshje me të cilat isha vërtet i kënaqur – ato kundër Real Madrid (2-0), Atletico Madrid (2-0), Porto (2-0 dhe 1-0) dhe finalja në Ligën e Kampionëve (1-0 kundër Manchester City)”, shtoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme